12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kafen nuk e pimë dot” – Gazetari i revoltuar: Një tjerë koleg iu shtua listës së mërgimtarëve nga Shqipëria

    Një tjetër gazetar ka lënë punën në profesionin e tij në Shqipëri për të emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për gazetarin e kronikës Mariglen Mulla.

    Sipas gazetarit Elton Qyno, kolegu i tij ndodhet prej dy muajsh në Filadelfia. Ai thotë se e ka kontaktuar para dy ditësh me Mariglen Mullën në rrjetet sociale për të pirë kafe së bashku, por ishte e pamundur pasi ai kishte zgjedhur rrugën e emigrimit prej dy muajsh.

    Qyno shkruan se shumë prej kolegëve të tij, po braktisin profesionin dhe ikin drejt emigracionit, me shpresën e një jete më të mirë, ndërsa gazetaria po vijon të humbë emra gazetarësh të guximshëm dhe profesionistë.

    Postimi i plotë i Qynos

    Mariglen Mulla, eshte gazetari i rradhes qe i shtohet listes se mergimtareve nga Shqiperia ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

    Nje tjeter koleg qe une e kam njohur qysh prej vitit 2006, kur punonim se bashku ne gazeten “Metropol”, une prokurorine ndersa ai policine, ka lene profesionin dhe i eshte bashkuar mergates se gazetareve qe jane larguar familjarisht ne SHBA.
    Mariglen Mulla, prej shume vitesh ka mbuluar sektorin e policise.Ndersa tashme para dy muaj u largua ne Filadelfia te Amerikes.

    Para dy ditesh e kontaktova ne mesenger, per ta pyetur se ku ndodhej pasi nuk e kisha pare neper Tirane.Mendova ta takoja dhe konsumoja kafe me te.

    Por ja qe kafen nuk e piva dot me te.Marigleni me ktheu mesazhin se ka dy muaj, ndodhej ne Filadelfia te Amerikes,ndaj qe smund te takoheshim.

    Shume prej kolegeve, po braktisin profesionin dhe ikin drejt emigracionit, me shpresen e nje jete me te mire. Ndersa gazetaria po vijon te humbi emra gazetaresh te guximshem dhe profesioniste.

    Te uroj suksese Mariglen dhe te gjithe kolegeve qe lane profesionin si ty dhe u larguan drejt SHBA.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit