Avokati Saimir Vishaj ka treguan peripecinë e tij shëndetësore. Në një intervistë për Top Channel, ai tha:
“Unë jam tip i rregullt dhe çdo muaj kam bërë check up, nuk kam pasur asnjë shqetësim. Kisha abuzuar më përpara me cigaren dhe alkoolin. Nuk e dimë që e nesërmja vazhdon, fusim dhe familjen në stres. Stresi është një nga arsyet që mbartin avokatit për zgjidhjen e çështjeve. Kjo është lufta jonë që e vuajmë në paraburgim, ne jemi ata që vuajmë edhe me familjarët.
Një i burgosurit ka gruan dhe fëmijët jashtë dhe duhet të bëjmë edhe psikologun, ka shumë probleme që avokati është i detyruar. Mbaja mend edhe ditët që kisha seancë gjyqësore. Isha në reanimacion, nuk e kuptoja pse isha atje, kërkoja vetëm të dilja të ikja në punë.
Pastaj familja më ka qëndruar pranë, bashkëshorten e kam mjeke, më tha lere punën se do vuash nja dy vjet. Thash nëse nuk me gjeni diagnozë do iki në Itali. Shkoj në banesë dhe më ndodhi e njëjta gjë.
U detyruam, morëm masat, qëndruam në Milano. Më nisën në koshiencë, deri në Rinas, në ajër kam qenë 90 përqind vdekje klinike, atje kam shkuar thuajse i vdekur. Kam hapur sytë pas 10 ditësh, pashë që isha në vend të huaj, nuk më linin të prekja as hekurat e krevatit.
Përcaktuan diagzonës, më kanë operuar me robot, kisha një tumor në zorrën e trashë që nuk e linte mëlçinë të dërgonte oksigjen. Pas operimit, gjithë ekipi stafi duartrokitën, u detyrova dhe unë pa ditur që u bëra operacion. Që atë ditë u ndjeva i lehtësuar”-u shpreh Vishaj.
Ai pranoi se për shkak të neglizhencës ndaj shëndetit, nuk e diagnostikoi sëmundjen e kancerit në kohë. Ai tha se ka rënë tre herë në komë, ndërsa kurimi në Itali dhe SHBA ‘e riktheu’ në jetë.
“Ne kemi mentalitetin të mos vizitohemi se mos na del ndonjë gjë. Po ti makinën e çon për ta rregulluar dhe nuk çon veten tënde. Unë isha në gradën e fundit. Pas operacionit, mjekët kishin frikën e dy vatrave tumorale që kishin depërtuar në mushkëri, dhe meqë mëlçia ka pasur probleme, nuk i merrnin përsipër, nuk garantonin jetëgjatësi.
Duke hulumtuar, gjetën një spital në Amerikë, që ka prodhuar vaksina kundër kancerit. 80-90% e kancerit m’u largua nga ajo. Një 10% që më ka ngelur, do e bëj në tetor dhe garancia është 100%. Kjo ishte risi mjekësore. Me vaksinën dhe terapinë, më ngritën në këmbë. Bëra fizioterapi dhe sot fluturoj, se katër muaj kam qenë i ngrirë”, tha ai.
Avokati tregoi se është rikthyer në Shqipëri pa lejen e mjekëve, me mallin dhe dëshirën e madhe për të takuar miqtë dhe për t’u rikthyer në sallën e gjyqit:
“Jam nisur pa lejen e doktorit, kam ardhur në Shqipëri të takoja miqtë dhe të shkoj dhe njëherë në sallë. Kam nisur gjyqet derisa të më vijë dita për në spital. Kam ardhur të punoj, tani kujdesem me ushqimin, lëvizjet. Nuk jam më ai Saimiri që nervozohesha, kam fituar një qetësi që ia uroj dhe kolegëve, sepse stresi është e keqja më e madhe”.
Visha jep një këshillë për kolegët dhe për të gjithë ndjekësit:
“Nuk kam pasur njeri në fis, kam qenë në një stres të paparë, derisa kam rënë në koma. Nuk dija çfarë ndodhte. Kam qenë tre herë në koma. Aktualisht jam mirë, do të bëhem më mirë derisa të vrapoj. Mos u ngarkoni me stres, ngarkoni veten me dashuri”.