17.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kam bërë shumë gabime në dashuri” – Blero flet për lidhjet e kaluara

    Këngëtari Blero Muharremi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “The Elite Way”, ku ka folur hapur për jetën e tij personale dhe përvojat e së kaluarës.

    Gjatë intervistës, ai është përballur me pyetje rreth lidhjeve të mëparshme, përfshirë edhe nëse ka pasur ndonjë marrëdhënie që sot e konsideron gabim. Pa hezitim, ai u shpreh: “Po, shumë gabim bile”.

    Blero pranoi gjithashtu se vëmendja e vazhdueshme mediatike ndaj jetës së tij private ka qenë shpesh e lodhshme ndër vite, duke theksuar se çdo lidhje e tij është shndërruar në tituj lajmesh dhe objekt spekulimesh publike.

    Megjithatë, ai u shpreh se aktualisht ndodhet në një fazë më të qetë të jetës, duke shtuar se ka nisur një kapitull të ri më të qëndrueshëm në aspektin emocional.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit