Kryeministri, Edi Rama pasditen e sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të maturantëve në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u uroi suksese maturantëve dhe u kërkoi atyre që të mos ndaleshin kurrë nga ëndrrat e tyre.
Si në çdo dalje tjetër edhe në këtë takim Rama nuk ka nguruar të bëjë batuta.
“Unë besoj se nga gjithë këto të pranishmit këtu nuk kam as doktoraturë dhe as master. Unë kam një diplomë bojaxhiu”, u shpreh ai.
“Më vjen keq që ju do ikni dhe shkolla e re do hapet në shtator. Por janë disa shkolla të cilat nuk janë vetëm shkolla por vëllazëri që vazhdon në vite dhe dekada.
Unë e përmbaj zilinë për ju se kështu është kjo jetë, nuk e kanë të gjithë fatin të shkojnë tek Samiu dhe tek shkolla që janë kulte.
Unë besoj se nga gjithë këto të pranishmit këtu nuk kam as doktoraturë dhe as master.
Unë kam një diplomë bojaxhiu. Por e rëndësishme është që ju të mos ndaleni kurrë për të realizuar ëndrrat me sy hapur.
Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes, por ëndrrave me sy hapur shkojini deri në fund.
Po e mbyll këtu tani se jam i bindur se asnjërin prerj jush nuk e kishte marrë malli për mua.
Por edhe po ju mori malli në mos tek televizori, hapni frigoriferin aty më keni”, tha ai.