22 qershori është dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, që mban koncertin e parë recital në stadiumin “Air Albania”.
Këngëtarja vazhdon përgatitjet për koncertin “Dekada” që do të mbledhë mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium. Ndërsa dje u shkëput nga provat për një intervistë në “Më lër të flas”.
Elvana tregoi detajet e koncertit që tha se “ka një jetë që e mendon”.
“Kjo është hera e parë dhe është historike që një artist shqiptar bën një koncert recital. Për mua është shumë krenari dhe përgjegjësi e madhe. Jam e lumtur dhe mirënjohëse që ia arrita kësaj dite. Është dëshirë shumë e hershmja imja”.
Mbi 12 mijë bileta janë shitur deri më tani, ndërsa binjakët Donald dhe Romeo Veshaj e pyetën artisten se cila ka qenë gjëja më e vështirë për t’u përgatitur.
“Është një mori gjërash që duhet ti krijojmë. Na duhet edhe t’i shpikim, sepse nuk ka asnjë strukturë. Çdo detaj është i ndërtuar e shumë dashuri”, u përgjigj Elvana, e cila përshkroi emocionin që ndjen për këtë event gjigant.
“E di çfarë emocioni që është… nuk mund t’ua shpjegoj. Unë kam shumë vite që bëj muzikë. Shumë vite eksperiencë dhe shumë gjëra i përjetoj akoma si fëmijë. Që në momentin e parë që doli reklama, biletat e para që po shiteshin, ishte një emocion kaq i madh… ka ende flutura në stomakun tim. Më vlon gjaku nga gëzimi, nga dashuria, jam shumë me fat”.
Njeriu i zemrës do të këndojë bashkë me Elvanën në koncert
Një prej njerëzve më të afërt të këngëtares Elvana Gjata do të jetë pjesë e koncertit recital që do të mbahet më 22 qershor.
Ajo do të jetë motra e artistes, e cila është soprano dhe e ka ndihmuar shumë për koncertin. Këngëtarja tha se ka qenë motra që ja zbuluar e para talentin e saj.
Donaldi: Jemi shumë kuriozë a do të këndojë motra jote tek koncerti apo jo.
Elvana: Patjetër që do të jetë motra.
Donaldi: Do të këndojë?
Elvana: Po do të këndojë, padiskutim që asnjë kokërr leku. Motra është gjithashtu një mbështetje shumë e madhe, me motrën kemi punuar shumë pasi ajo është edhe profesoreshë e bel cantos, përveç se është soprano, ka punuar shumë me zërin tim, ka qenë e para që ka evidentuar zërin tim.
Romeo: Kush është frika jote më e madhe, motin kohën, se këto ditë po jetojmë si në Londër.
Elvana: Të them të vërtetën nuk kam frikë nga asgjë.