I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, i cili komentoi marrëdhënien e Mateos dhe Brikenës..
Lidhur me Mateon dhe sjelljen e tij në “BBV”, ai bëri disa komente dhe zbuloi se e njeh mirë banorin. Ndërkohë, një zbulim ‘ bombë’ ishte edhe se ai ka folur disa muaj me Brikenën.
“Mua Brikena nuk do më thoshte jo. Unë mendoj që Brikena ka hyrë me strategji konkrete, do të bëjë lojën e vetë. Më pëlqeu gjesti i Mateos që takoi mamin e Brikenës. Ajo ishte shumë fisnike edhe me mënyrën si e përballoi.
Brikenën e njoh, me të kam pasur kontakte. Kemi folur për rreth 2 muaj në Instagram, pasi dola nga “Për’puthen”. Mateo i kishte mbyllur kontaktet me Brikenën në atë periudhë. Unë isha duke folur dhe e pyeta për konkurrentët e “Për’puthen”.
Më tha që kam pas folur me Mateon, ma pohoi. Jemi takuar një herë tha, por nuk e kemi gjetur veten te njëri tjetri dhe e kemi lënë aty më tha.
Unë i besoj versionit të Mateos që janë puthur. Nuk jemi takuar sepse ajo jetonte në Itali dhe nuk ishte mundësia që të takoheshim. Kemi folur shumë, jemi zënë sepse Brikena kërkon diçka stabël, një lidhje serioze”, u shpreh Marko Musaaj.



