11.5 C
Tirana
E diel, 4 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Kam kaluar sëmundje të rëndë” – Aulona Musta tregon historinë prekëse nga jeta e saj: Gjyshja rrinte pranë meje që mos të isha vetëm

    Prezantuesja e njohur, Aulona Musta, ka treguar një histori prekëse nga jeta e saj.

    E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Musta ka rrëfyer se në fëmijërinë e saj ka kaluar sëmundje të rëndë, ku mes lotësh shpreh se ka qëndruar më shumë se një muaj në spital.

    “Kur kam qenë e vogël kam kaluar një sëmundje të rëndë, goxha të rëndë, ku mjekët i kanë thënë mamit tim që është mrekulli që Aulona është në jetë dhe për një muaj, një muaj e pak kam ndenjur në spital”, është shprehur ajo.

    Gjithashtu, kujton lidhjen e fort me gjyshen e saj, teksa rrëfen se ishte pikërisht ajo që i shkonte çdo mbrëmje tek spitali, i qëndronte tek koka e krevatit dhe i dha dashurinë e kurajon që t’ia dilte mbanë.

    “Çdo darkë nëna vinte atje që rrinte me mua që të mos isha vetëm. Sot e kësaj dite kam atë imazhin e saj që e shikoja kur isha e shtrirë dhe ajo futej tej dera dhe sot ajo që nuk jeton më, u bënë shumë vite, ia ndjej mungesën në mënyrë të jashtëzakonshme.

    Kam fatin e madh, që kam ende në jetë nënën tjetër, gjyshen nga ana e babit të cilën e dua dhe e përshëndes shumë. Ajo ka jetuar larg, ka qenë në Vlorë prandaj nuk kemi qenë gjatë gjithë kohës. Por, dua t’u them fëmijëve që jeni me fat që keni gjyshërit në jetën tuaj dhe është dhurata më e bukur”, tha Aulona Musta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit