14.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn” – Juli flet për marrëdhënien me aktorin: Nuk i kemi thënë asgjë njeri-tjetrit

    Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Julian Deda u shpreh mbrëmë se ‘gjërat që lindin në Big Brother VIP, vdesin aty’. Sipas aktorit të njohur, në jetë i zgjedhim vetë kë duam të takojmë, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri jo.

    Por banorët e tjerë e sidomos Romeo Veshaj nuk ishte aspak dakord me këtë. Aktori i humorit u shpreh se njeh raste që njerëzit i vazhdojnë edhe jashtë inatet.

    Nga ana tjetër, Juli u shpreh se të ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet. Madje ai tregoi edhe rastin e tij me kolegun, Gentian Zenelaj.

    Juli: Gjërat që lindin këtu, vdesin këtu

    Romeo: Kush tha? Njoh unë që e vazhdojnë konfliktin, s’po flas për konfliktin fizik, inate, gjëra.

    Juli: Se në jetë vendosim unë dhe ti për t’u takuar apo jo, këtu nuk vendosim ne. Këtu mbaron. Nëse vendosim për t’u takuar në jetë, nuk vendosim që të takohemi për të bërë sherr.

    Romeo: I bie që qëndrimet që mban këtu janë false.

    Juli: Ty nuk të ka qëlluar në jetë me u zënë me një shok dhe me u takuar pas 2 vitesh? Unë kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn. Edhe kur jemi takuar, jemi takuar sikur nuk ekzistonin këto 5 vite.

    Romeo: Po shokut nuk ia them të fundit.

    Julit: Ne si kemi thënë asnjë gjë njëri-tjetrit, po kemi qëndruar 5 vite pa komunikuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit