12.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kam një histori që nuk e di njeri”, Selin i rrëfehet Dj Gimbos: Babai im bëri një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur

    Selin Bollati i ka rrëfyer Dj Gimbos, një histori personale që lidhet me familjen e saj gjatë kohës që në shtëpi po zhvillohej një debat lidhur me marrëdhëniet në çift.

    Selin tregon se në një moment të jetës, prindërit e saj kanë qenë në proces divorci, dhe kjo pas një gabimi nga ana e babait të saj. Banorja rrëfen se ajo ishte një shtysë që ata të pajtoheshin, por ende nuk e di nëse mamaja e saj, e ka falur plotësisht.

    Selin: Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…

    Gimbo: I ke pajtuar?

    Selin: Padashje. Jo padashje, por…

    Gimbo: Je pishman?

    Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit