Në primen e mbrëmjes së kaluar Gjesti është përballur me deklaratat e fundit që Xheneta Fetahu, ish-partnerja e tij dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, kishte bërë teksa ka qenë e ftuar në Fun Club.
Në fokus të diskutimit ishte një poezi që Gjesti kishte ngjitur në pasqyrën tek krevati i tij teksa ka fshirë dhe dedikimin që Egli kishte shkruar për të. I gjithë shkrimi, referuar këtu dhe disa simboleve përkrah, janë interpretuar nga Egli si mesazhe për një tjetër vajzë jashtë shtëpisë që Gjesti ka dashur t’i dërgojë.
Gjesti deklaroi dhe njëherë, siç i kishte sqaruar dhe Eglit se ai nuk ishte një dedikim dhe përsa i përket deklaratave të Xhenetës, ai tha se ajo ka luajtur me zemrën e atij. Këngëtari tregoi dhe njëherë kohët e vështira që ka kaluar në BBVK, teksa u shpreh se Xheneta nuk ka patur në asnjë moment mëshirë për të.
I pyetur mbi raportin për Eglin, ai tha se ka vetëm tërheqje fizike dhe se nuk ndjen akoma diçka më shumë.
Egli ka shpërthyer në lot pas këtyre deklaratave, ndërsa më pas i tha Gjestit që mes tyre gjithçka kishte mbaruar duke i dhënë fund kështu raportit që dyshja kishin krijuar se bashku. Në biseda me banoret e tjera të shtëpisë, Egli është shprehur se ndihet e tepërt, referuar deklaratave të Xhenetës, si dhe e lënduar prej Gjestit nga veprimet e tij.