Kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike për Vlorën, Dionis Sota përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve përmes financimeve për fushatën e tij për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Sota shprehet se për të realizuar vizionin e përbashkët për transformimin e qytetit bregdetar, kërkon nga qytetarët që të kontribuojnë përmes një donacioni në llogarinë e hapur posaçërisht për fushatën.
“Thirrje për Mbështetje Zgjedhjet Bashkiake, 9 Nëntor 2025!
Të nderuar miq, bashkëqytetarë dhe mbështetës, si kandidat i pavarur për zgjedhjet bashkiake të 9 Nëntorit 2025, unë jam i përkushtuar për të sjellë ndryshime reale dhe për të punuar me gjithë zemër për qytetin tonë. Për të realizuar këtë vizionin të përbashkët për një bashki më të mirë, kam nevojë për mbështetjen tuaj!
Fushata ime bazohet në transparencë, integritet dhe dëshirën për të ndërtuar një të ardhme konkrete më të mirë për të gjithë. Çdo kontribut, sado i vogël, do të na ndihmojë të çojmë përpara mesazhin tonë dhe të organizojmë një fushatë dinjitoze.
Si mund të ndihmoni?
Ju ftoj të kontribuoni me një donacion në llogarinë e posaçme bankare të fushatës sime:
Emri i llogarisë: DIONIS SOTA
Numri i llogarisë: AL24 9022 6258 0251 4009 2328 6356
Banka: OTP BANK
Kodi SËIFT: PUPPALTR
Çdo donacion do të përdoret me përgjegjësi të plotë dhe në menyrë transparente për të mbështetur aktivitetet e fushatës, si takime me qytetarët, materiale informuese dhe organizime për të dëgjuar zërin tuaj.
Së bashku mund të bëjmë ndryshimin”, shkruan ai.



