13.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kandidatja e PS në Shkodër kërkon 2 vajza, ta zëvendësojnë në punët e bujtinës

    Neomalsorja Marjana Koçeku, e cila është kandidate në listën e mbyllur të PS në qarkun Shkodrës, ka bërë një kërkesë të veçantë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo kërkon dy vajza që ta zëvendësojnë në punët e bujtinës, pasi ajo tashmë do të jetë e angazhuar në politikë.

    “Te Nana te rraja. Bujtina jonë e vogël familjare po bahet gati për sezonin e ri turistik dhe tash që un s’do mundem me kenë ma si ma parë, po kërkojmë dy zonja ose çika, që kanë me ndihmue nanën teme në punët e shpisë, me la, me shpla e me shërbye, t’njëjtat punë që kam ba dhe unë gjithmonë ktu.

    Kërkesa asht pak e veçantë sepse duhen njerëz që e duen me shpirt fshatin, natyrën dhe mikpritjen. Mos hezitoni me m’shkrue’” thotë ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit