15.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kanë folur për mua se më vijnë këmbët erë”, preket banori i BBV3. Romeo: Ma thuaj mua, se merrem unë!

    Elvis Myrtaj është patjetër një ndër personazhet që u pikas për humorin e tij që në momentet e para që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.

    Ditën e sotme, gazetari i njohur është ulur pranë Romeos, duke i rrëfyer atij se në shtëpi kanë nisur të qarkullojnë fjalë se i vijnë këmbët erë.

    Romeo: Kush të tha ty?

    Elvisi: Po kanë folur, do e shohim.

    Romeo: Ma thuaj vetëm mua, kush, se merrem unë.

    Elvisi: Vetëm ty dhe Sarën ju kam pyetur se vetëm ju jeni afër meje.

    Romeo: Nëse do ketë diçka jam unë i pari. Po Sara çfarë tha?

    Elvisi: Jo tha edhe Sara, se ajo i ka këmbët e mia i ka tek koka. Në momentin që ju të dy jeni në rregull, nuk më interesojnë çfarë thonë të tjerët.

    Romeo: Po ty kush ta tha? Se unë t’u përgjigja pastër, m’u përgjigj edhe ti.

    Elvisi: Ledjona.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit