Viti 2024 do të kurorëzojë historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit përmes një ceremonie martesore.
Burime pranë çiftit kanë zbuluar për Prive se ata po planifikojnë dasmën në verën e vitit të ardhshëm. Sipas burimeve, Bora dhe Donaldi kanë lajmëruar paraprakisht miqtë e ngushtë që të rregullojnë pushimet, në mënyrë që të jenë të pranishëm në dasmë.
Për momentin nuk dihet ende një datë e caktuar apo detaje të tjera për ceremoninë e shumëpritur nga fansat e dyshes.
Përpos angazhimeve në televizion, ata po punojnë për filmin e tyre të parë bashkë, “5 herë jo”, një komedi romantike.



