Kanye West mund të hiqte dorë nga karriera e tij për t’u bërë stilisti i ish gruas së tij, Kim Kaedashiam. 41 vjeçarja dhe reperi i famshëm u divorcuan pak muaj më parë, edhe pse ky i fundit kërkoi vazhdimisht ribashkimin me nënën e katër fëmijëve të tij.
Sipas TMZ , në episodin e ardhshëm të “The Kardashians”, Kim thotë “Kanye dëshiron të lërë gjithçka dhe t’i kushtojë jetën e tij të qenit stilisti im.”
Kujtojmë që Kim ka nisur prej disa muajsh një lidhje me komedianin e njohur, Pete Davidson.
Ata bënë dhe daljen e parë publike në tapetin e kuq në premierën e “The Kardashians” pak ditë më parë.