9.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kanye West i kërkoi të shoqes që ta shihte teksa bënte seks me mamanë e saj

    Këngëtari i famshëm Kanye West dyshohet se i tha gruas së tij, Bianca Censori, se donte të bënte seks me mamanë e saj ndërsa ajo shikonte aktin.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga “Page Six”, ish-asistentja e West, Lauren Pisciotta, i bëri këto akuza në një padi, ku gjithashtu akuzoi reperin për drogim dhe sulm seksual ndaj saj.

    Pisciotta, e cila ka punuar me West nga viti 2021 deri në 2022, pretendoi se “fiksimet seksuale” të West përfshinin dëshirën e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me mamatë e vajzave me të cilat ka qenë i lidhur.

    Ajo pretendoi se nëna e Bianca-s, Alexandra Censori, ishte në “listën e tij” të fantazive, përpara se ai dhe Bianca të martoheshin në dhjetor 2022.

    Pisciotta përmendi një mesazh të pretenduar të dërguar më 28 shtator 2022 mes West-it, 47 vjeç, dhe Bianca-s, 29 vjeç, që shkruante: “Dua të bëj seks me mamanë tënde. Para se të largohet.”

    Pisciotta pretendoi se reperi i këngës “Heartless” i dërgoi një screenshot të mesazhit dhe e pyeti: “A duhet të shtoj ‘e kisha fjalën që dua të më shikosh teksa bëj seks me mamanë tënde’?”

    Sipas dokumentit të paraqitur, ky është mesazhi që ajo i shkroi: “Alexandra (e ëma) është e martuar. Unë do të bëj seks me dikë tjetër këtë fundjavë dhe do të ta tregoj kur të ritakohemi”, supozohet se i është përgjigjur Bianca.

    Në padinë në fjalë, Pisciotta gjithashtu akuzoi ish-shefin e saj se i kishte përzier pijen me një “drogë të paidentifikuar” dhe e kishte sulmuar gjatë një sesioni në studio me Sean “Diddy” Combs në Santa Monica, Kaliforni. Ish-punonjësja e Yeezy pretendoi se West i kishte porositur një pije dhe nuk kaloi shumë kohë derisa ajo filloi të ndihej “e çorientuar” dhe se “nuk kishte kontroll mbi trupin e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit