13.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë” – Jozefina Topalli rikthen shprehjen e famshme ndaj Taulant Ballës

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të përjashtojë nga seanca kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas tensioneve në Kuvend.

    Ajo e cilësoi si një provokim kërkesën e Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje për 35 vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër, ndërsa përmendi edhe sulmet e tij ndaj grave të opozitës në Kuvend.

    “Ju lutem zoti kryetar, kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë”, tha Topalli.

    “Ju keni të gjitha pushtetet, jo vetëm keni të gjithë institucionet, drejtësinë, paratë… Është e mira që të mbash rregull në këtë nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet e rregullores.

    Nuk është normale dhe nuk ka ndodhur kurrë që një nënë e dy fëmijëve të fyhen me një fjalor aq vulgar që as në shpellat e mafias nuk përdoren se edhe ata kanë një kod.

    Nuk është normale që një nënë tjetër e re me dy fëmijë të vegjël të kërcënohet gjatë seancës plenare dhe t’i thuhet se do të të tregoj unë ty nuk ka ndodhu kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e 4 dëshmorëve, të provokosh dhimbjen e 4 familjeve, të një qyteti e gjaku që është vendosur në bazën e një sistemi.

    Kur një burrë provokon mbi të vdekurin dhe merret me gratë, merre zoti kryetar kape prej zhelesh e nxirre jashtë”, u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit