11.5 C
Tirana
E diel, 1 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kapsllëk kur udhëtoni? Ka disa arsye pse ndodh

    Nëse keni probleme me tretjen kur udhëtoni, me siguri nuk jeni vetëm. Shumë njerëz kanë vështirësi në kryerjen e nevojave personale kur udhëtojnë.

    Ky problem njihet si “kapsllëku i udhëtimit” dhe shoqërohet me simptoma karakteristike të kapsllëkut.

    Disa ekspertë të aparatit tretës mendojnë se kjo ndodh për shkak të ndryshimit të ritimit cirkadian – ndryshime fizike, mendore dhe të sjelljes që ndodhin gjatë 24 orëve.

    Mënyra juaj e udhëtimit mund të ndikojë gjithashtu. Te qenit ulur për një kohë të gjatë mund të ketë një efekt negativ pasi lëvizja është e nevojshme për procesin e tretjes.

    Fluturimi gjithashtu mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë për shkak të rënies së presionit atmosferik.

    Për të lehtësuar simptomat:
    – bëni ushtrime të lehta me krahët dhe këmbët dhe provoni të ecni në disa destinacione
    – shmangni pirjen e lëngjeve të gazuara
    – shmangni ngrënien e ushqimeve që zakonisht ju shkaktojnë fryrje
    – hidratohuni
    – konsumoni fruta dhe perime, si dardhë, mollë, lakër jeshile ose brokoli

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit