15.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kaq e pat miqësia mes Einxhel dhe Beniadës, çfarë ndodhi me dy vajzat!

    Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani krijuan një miqësi të ngushtë me njëra-tjetërn brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por duket se gjërat kanë ndryshuar me përfundimin e programit.

    Në shumë festa dhe evente të zhvilluara pas përfundimit të BBV, Beniada dhe Einxhel nuk janë parë në asnjë foto apo video nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

    Në llogarinë e Einxhel në Instagram, nuk mungojnë postimet nën shoqërinë e ish-banorëve të tjerë ku mund të përmendim sigurisht të dashurin e saj Dj Dagz, apo këngëtaren Semi Jaupaj. Por nuk shihet asnjë postim i  përbashkët me Beniadën.

    E njëjta gjë vlen dhe për profilin e modeles në rrjetin social. Prej tyre, nuk ka ndonjë reagim konkret, por duket se ftohja ka ardhur ngadalë.

    Debati i ashpër që shpertheu mes Einxhel dhe Donaldit krijoi një situatë të vështirë për Beniadën, e cila kërkoi të ruante marrëdhënie të mira me të dy ata. Por duket se kjo e bezdisi Einxhel.

    Në diskutimin që u bë në spektaklin e zhvilluar asokohe ishte Monika ajo e cila sjelljen e Beniadës e krahasoi me ‘’të pasurit një dorë në kadaif dhe një dorë në bakllava’’.

    “Këtu kemi ngelur pak banorë, unë për motrën time do kisha patur një raport shumë më të ngushtë. Unë nuk dua të kem rolin e ambasadores së paqës që përpiqet të bëjë Beniada’’,- tha dhe Iliri.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit