Semi Jaupaj, ish banore e “Big Brother VIP”, por edhe shoqe e ngushtë e Bora Zemanit, postoi një video në TikTok që i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo drejtohej kundër Beatrix Ramosaj.
Disa fansa të emisionit e panë këngëtaren si “vajzën që i mori të dashurin Bora Zemanit.”
Në videon e TikTok-ut Semi, ka vendosur në sfond këngën “Llafe llafe” të Dafina Zeqirit dhe krahas saj shkruan “S’ka faj jo”.
Mes rreshtash artistja këndon:
“Kur na dyt e dina
Qe kena mu nda
Je tu e pa
Un t’thom ty
Sa Llafe llafe?
Lidhja kaq e pati”
Pas këtij postimi, nisën aludimet se Semi ka “nisur kunjat” ndaj Trixës. Shumë kanë qenë në fakt kureshtarë të shohin nëse lidhja e saj me Donaldin do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, pasi që kur këngëtarja nuk kishte dalë ende, pati disa momente ftohjeje.