Nga Bledi Mane
Ervin Karamuço, një “ekspert” kriminalistike ka tejkaluar çdo normë prezantimi mediatik e është kthyer në një mitoman të cilin nuk e konkuron më as Klodiana Lala.
Fillon në mëngjes me vrasje të supozuara në Lushnje dhe përfundon në darkë me video pornografike vajzash në Dubai.
Në mesditë flet për Ukrainën, pasdite debaton për cilësinë e kokainës.
Deliron e noton në mashtrimet e tij por harron që pastruesja Rozeta Dobi ia vodhi shtëpinë.
Dhe na gënjeu, na tha që pastruesja i morri vetëm unazën e martesës por ndërkohë ajo i kishte bërë kërdinë në vjedhje lekësh.
Karamuço, karabajat i ekraneve tona!