7.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kastriot Myftaraj hidhet nga kati i katërt i banesës: Dyshohet se ishte me kancer

    Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

    Policia bën me dije se Muftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

    Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me
    kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

    Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit