Këngëtari Kastro Zizo ka folur mbi koncertet dhe tërheqjen nga muzika. Në një intervistë në “TV Klan” Ai sqaroi se prej 3 vjetësh ka hequr dorë nga problemet me abuzimin e si pasojë, është tërhequr edhe nga skena. Ai ka treguar arsyet pse nuk ka qenë i pranishëm në koncerte gjatë sezonit veror, si gjithë këngëtarët e tjerë që sapo mbyllën një periudhë të nxehtë.
Si është e vërteta e koncerteve?
Kastro Zizo: E vërteta e koncerteve është se kam refuzuar koncertet dhe e vërteta e koncerteve është se nuk janë koncerte. Besomëni që edhe artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.
Një sekondë tani. Edhe Christina Aguilera ka qenë në dasmë në Rusi.
Kastro Zizo: Po ka qenë se i ka dhënë petullat ai, i ka dhënë lekët ai njeriu dhe ka kënduar. Është një gjë që Christina e ka pranuar, di dhe është një industri tjetër dhe është një gjë tjetër që X artistë këtu të rritur me gjizë e hudhra ta shesin personalitetin e vet si diva apo divër internacionalë.
Problemi është te gjiza dhe hudhra, se gjizë dhe hudhra ka ngrënë edhe Michael Jackson?
Kastro Zizo: Pak kohë ka ngrënë ai gjizë e hudhra.