30.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Katandisja e Ilir Metës: Tani kërkon postin e… kryetarit të Këshillit Bashkiak (jo kryebashkiakut, se për të duhej të kandidonte)

    Takimi i Sali Berishës dhe ilir Metës një ditë para se të zyrtarizojnë aleancën e tyre edhe në format të shkruar duket se ka vënë pikat mbi “i” për pozicionin dhe peshën që do të ketë Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

    Ilir Meta deklaroi se Berishës i ka propozuar vetëm një emër, për të cilin duket se ka marrë edhe pëlqimin e kryedemorkatit Berisha, “drejtuesin e këshillit bashkiak të Tiranës”

    “ …I kam propozuar një emër për kryetarin e këshillit bashkiak Tiranës që e priti me kënaqësi… Do shikoni forcën e qytetarëve. Është super politikan”, tha Meta.

    Euronews Albania mëson se super politikani për të cilin flet Ilir Meta është ai vetë. Kreu i Partisë së Lirisë kërkon të drejtojë personalisht këshillin bashkiak të Tiranës, duke i dhënë kuptim kështu të gjitha deklaratave të mëparshme se Tirana do të jetë beteja e tij kryesore pas rikthimit të politikën aktive.

    Zgjedhja në krye të këshillit bashkiak do t’a kthente Ilir Metën në një kryekomunal që: thërret mbledhjet e këshillit, i drejton ato në përputhje me rregulloren e tij, nënshkruan aktet që nxjerr këshilli, shpall rendin e ditës, për mbledhjen e ardhshme dhe njofton zyrtarisht organin ekzekutiv për paraqitjen e materialeve sipas tematikës së miratuar.

    Duke pasur parasysh këto kompetenca, Ilir Meta duket se ka bërë gati dhe planin e punës në rast se do të konfirmohet në këtë pozicion.

    Nëse opozita do të fitojë Tiranën në zgjedhjet e 14 majit mbetet të vihet në zbatim skema për të cilën Meta e Berisha kanë rënë dakord: PD kryetarin e bashkisë, dhe Ilir Meta drejtimin e këshillit bashkiak të kryeqytetit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit