13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së gjuhës së trupit

    Ndonëse dukej si një ribashkim i shumëpritur ai i princave William dhe Harry, si dhe i kunatave Kate dhe Meghan, ekspertja e gjuhës së trupit, Katia Loisal, mendon ndryshe.

    Sipas saj, Kate Middleton pati si synim të intimidonte Meghan Markle dhe ia doli me sukses. Kate e “sulmoi” me vështrime të ftohta Meghan dhe në fakt, po, pati rezultat, pasi Meghan dukej si “e ngrirë” dhe gjithë kohës në siklet.

    Meghan nuk u shfaq aspak e sigurt, por pati disa lëkundje, duke qenë se kërkonte aprovimin e Kate. Ajo u përpoq të komunikonte me sy me kunatën, por Kate qëndroi stoike në qëllimin e saj, duke dhënë përshtypjen sikur “shihte përtej” Meghan.

    Sipas Katia-s, Kate ia arriti synimit dhe e intimidoi mjaftueshëm Meghan Markle.

    Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së

    Edhe Judi James, një tjetër eksperte e gjuhës së trupit, aprovoi se nuk kishte kurrfarë dashurie mes William, Kate, Harry dhe Meghan.

    Veçanërisht, kur Meghan dhe Middleton u panë duke përshëndetur turmën e njerëzve jashtë kështjellës, sërish ato nuk bënë asnjë kontakt me sy, duke e shmangur totalisht njëra-tjetrën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit