32.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Katër këshilla të zgjuara për të përballuar valën e të nxehtit

    Ditët e nxehta të verës janë të mrekullueshme kur jemi buzë detit apo në shtëpi me ajër të kondicionuar, por realiteti është ndryshe kur nxehtësia bëhet pengesë për jetën e përditshme. Në këto raste, na duhen mënyra të shpejta, praktike dhe efektive për të ulur temperaturën, si të trupit, ashtu edhe të ambientit.

    Më poshtë po ju japim 4 këshilla që funksionojnë vërtet:

    1. Lagni kyçet e duarve me ujë të ftohtë

    Nëse nuk keni mundësi për një dush të freskët apo një zhytje në pishinë, thjesht lagia e kyçeve të duarve me ujë të ftohtë mund të bëjë mrekulli. Kyçet janë pika ku enët e gjakut janë më afër sipërfaqes së lëkurës, ndaj freskimi në këto zona ndihmon në uljen graduale të temperaturës së trupit.

    Ekspertët këshillojnë të lagni kyçet e duarve apo këmbëve para gjumit, pasi mund t’ju ndihmojë të flini më lehtë. Mund të vendosni gjithashtu kompresa të ftohta për disa sekonda në qafë, në parakrah ose pas gjunjëve.

    2. Freskohuni me mente

    Menta është më shumë sesa një aromë verore, ajo përmban mentol, një përbërës që aktivizon ndjesinë e të ftohtit në lëkurë. Vaji esencial i mentes, kur përzihet me një vaj bazë (si vaji i bajames), mund të aplikohet lehtë në qafë apo pjesë të trupit për një efekt freskues.

    Përgatitja: Përziej një pikë vaj esencial menteje me 30 ml vaj bazë. Apliko në lëkurë për një ndjesi të menjëhershme freskie.

    Shënim: nuk e ul realisht temperaturën e trupit, por ndihmon të ndiheni më mirë.

    3. Zgjidhni ushqime të pasura me ujë

    Kur është shumë vapë, oreksi na pakësohet, por trupi ka ende nevojë për energji dhe hidratim. Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë uji, si shalqiri, pjepri, kastraveci dhe luleshtrydhet, janë zgjidhja ideale. Janë të lehta, freskuese dhe të pasura me lëndë

    4. Vendosni ventilatorin në vendin e duhur

    Nëse nuk keni kondicioner, ventilatori mund të bëhet një ndihmës i vërtetë, mjafton ta vendosni si duhet. Pozicionojeni përballë një dritareje ose dere të hapur për të krijuar një qarkullim ajri që “shtyn” ajrin e nxehtë jashtë dhe lejon qarkullimin e ajrit më të freskët.

    Këshillë: vendosni një tas me kuba akulli përpara ventilatorit për një efekt edhe më freskues!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit