18.5 C
Tirana
E diel, 8 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kë Jupi të besojmë?

    Redi Jupi i ftuar në “Top Arena” ka dhënë përshtypjen e tij për ndeshjen Shqipëri-Itali ditën shtunë.

    Sipas tij, Kombëtarja shqiptare nuk ka qenë në nivelin e Europianit, duke lënë të nënkuptojë se priste më shumë.

    E di si mu duk Manush sepse këto ditë kam parë dhe kampionatin e atletikës, këto kërcimet me shkop. Ishin në finale dy, por njëri ishte shumë superior ndaj tjetrit. Ai ngaqë bëri dy kërcime dhe ai tjetri shkoi kërceu 6.20 dhe ky ishte 50.8 dhe ky e vuri stekën 6.20.

    Ai nuk i afrohej fare atij kërcimi atje kështu mu duk dhe mua në ndeshjen Shqipëri-Itali, shpresoj të jem i gabuar në perceptimin tim. Pra steka e Europianit m’u duk shumë e lartë për ekipin tonë? Domethënë niveli i ndeshjesh na nxori zbuluar”, tha ai.

    Por para ndeshjes, Jupi delironte.

    Ai deklaronte se disa nga lojtarët e Shqipërisë, janë superiorë ndaj atyre të Italisë, duke nisur nga Mario Mitaj, që sipas Jupit, është më i mirë se Di Marko.

    “Po bëja një analizë të formacionit të fundit që ka përdorur Italia në miqësore dhe formacionin e Shqipërisë. Është hera e parë që nuk jemi shumë larg në vlera ndaj tyre. Donaruma është portier i mirë, por nuk ka një vlerë specifike të madhe karshi portierit tonë.

    Mbrojtja e Italisë kundër Bosnjes ishte modeste, Gjimshiti dhe Buongorno, Gjimshiti është më i mirë. Caliaflori dhe Ismajli ose Kumbulla, nuk kanë shumë diferenca.

    Për mua Mitaj është më i mirë se Di Marco. Asllani ka një vlerë të përafërt me Jorginho, pastaj mes Scammaca dhe Broja, Broja është më i mirë. Pastaj te Fratessi, Chiesa, është Italia më mirë. Për mua nuk jemi kurrë më afër Italisë në vlera”, tha ai.

    Jemini: “Redi, si qënka Mitaj më i mirë se Di Marco?”.

    Jupi: “Patjetër o Lenco, gjithë ditën, gjithë natën”.

    Jemini: “Po ai është kampion Italie, si qënka më i mirë Mitaj se Di Marco”.

    Jupi: “Po unë ta jap me garanci këtë”.

    Jemini: “Nëse flet me patriotizëm është tjetër gjë, por nëse thua këtë pastaj, ai tjetri është kampion në Itali”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit