20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ke ndjesi ankthi kur zgjohesh? Zbulo pse ndodh dhe ç’të bësh

    Ndjesia e ankthit në mëngjes është më e zakontë se mendon ti dhe në fakt, ka disa arsye specifike se pse shkaktohet:

    Në mëngjes rritet hormoni i kortizolit

    Ankthi i mëngjesit mund të shkaktohet edhe nga rritja e nivelit të kortizonit. Është krejt normale, ama nëse je një person që hasesh shpesh me ankth ose stres, mund të kthehet në një problem sfidues.

    Zakonet e gjumit

    Rutina e gjumit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Disa studime thonë se mëngjesi i së hënës është stresues për disa njerëz dhe kjo i ekspozon ndaj ndjesisë së ankthit dhe sulmeve të panikut, pasi mund të kenë përpara një javë të zënë, apo mund ta kenë tepruar me alkoolin në fundjavë. Pi një gotë ujë para se të flesh, kujdesu që të merresh me punën kur je në zyrë dhe jo jashtë saj, si dhe plotëso orarin e gjumit.

    Anashkalimi i shëndetit mendor

    Nëse vuan nga ankthi shpesh, mëngjesi dhe darka mund të të gjejë në situata të vështira. Ëndrrat, makthet, stresi dhe vetë sulmet e ankthit që përjeton gjatë ditës, mund të jenë prezente dhe në mëngjes. Nëse situata bëhet e papërballueshme, kontakto me një ekspert.

    Ç’mund të bësh për ta zvogëluar ankthin e mëngjesit?

    Të bësh ushtrime me frymëmarrjen, duke marrë frymë thellë me hundë dhe duke e nxjerrë me gojë. Bëje disa herë ushtrimin dhe përqendrohu te frymëmarrja.

    Bëj aktivitet fizik gjatë ditës.

    Lidhu me natyrën.

    Për të paktën 30 minuta para gjumit mos shih TV dhe as mos navigo nëpër rrjetet sociale.

    Mbaj një bllok shënimesh dhe shkruaj gjithë mendimet e tua.

    Bëj një dush të ngrohtë para gjumit.

    Medito.

    Nëse e sheh të nevojshme, dëgjo zhurma ASMR.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit