13.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kejvina pranon që ka rënë pre e manipulimit në BBV dhe i kërkon ndjesë Luizit: Ishte i vetmi që më ka dashur në atë shtëpi

    Kejvina Kthella është rikthyer në rrjetet sociale me një njoftim të gjatë për ndjekësit e saj. Ajo ka sqaruar gjatë eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”, për të cilën shkruan se ishte një vendim i gabuar i marrë nga ajo.

    Kejvina ndër të tjera, shkruan se është manipuluar dhe se eksperienca e saj e ka mësuar të dallojë miqtë nga “pseudomiqtë.”

    “Kejvina e BB Vip, ra pre e një manipulimi, të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar. Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzoi situata. Big Brother Vip nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal.

    Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për tu futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së Big Brother dhe të rritem”, thuhet në postimin e Kejvinës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit