11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kejvina reagon për herë të parë pas daljes nga BBVA: Shpulla ime ndaj Luizit u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!’

    Kejvina Kthella reagoi për herë të parë që pas përjashtimit nga gara e “Big Brother VIP Albania”. Në deklaratën e saj në Instagram, ajo flet për shpullën kundrejt Luizit dhe u kërkon falje vetëm fansave të tij.

    “Jeta vazhdon…edhe nëse ‘vdesim’…Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrsesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm, as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua që të dilja prej asaj ‘çmendine’!” – shkruan ajo.

    Më tej, shton:

    “Në fakt, shpulla ime mbështolli me mjegull ‘rrenën’ e shekullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!”

    Në vijim, Kejvina i drejtohet fansave të Luizit. Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes sime, janë vetëm ata, fansat!” përfundon ajo.

    Kejvina u skualifikua nga “BBVA” pasi gjatë një debati me Luizin, i gjuajti këtij të fundit me shpullë. Videoja u bë virale dhe u kritikua jo pak nga njerëzit, ku një pjesë e konsiderueshme kërkoi përjashtimin e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit