14.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kejvina sulmon Kiarën dhe Efin: Lëpihen për t’u dukur bukur në publik

    Kthimi i Efit dhe Kiarës në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk është pritur aq mirë nga publiku pasi kanë vënë re një ndryshim në sjelljen e tyre. Mes njerëzve që kanë rezerva për dyshen Efi-Kiara është edhe Kejvina Kthella. Me anë të disa postimeve në Instagram, modelja i doli në mbrojtje Deas, duke theksuar se e meriton finalen.

    “Ke tre muaj aty brenda edhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde! Në fund të ditës në kuadër të lojës ke bërë gjithçka…O e të njoh unë që kemi ndarë shtratin se sa ‘cute’ edhe vajzë me botë je o stë njeh kush”.

    Më tej ajo ka shkruar se edhe Luizi do Dean në finale, duke thënë se, “Thellë-thellë me zemër Luizi do Dean, aq sa donte Oltën aty brenda…sepse janë luftarake e nuk lëpihen për t’u dukur bukur në publik. Koha do ta vërtetojë gjithçka”.

    Kejvina i ka dedikuar edhe Jorit disa fjalë të bukura, duke ironizuar në nëntekst Kiarën dhe Efin. “Një super yll dhe vajzë pozitive që nuk ka pikë lidhje me djallëzinë e lëpirëseve vërdallë. Edhe kërcimet dhe shakat që bën me Luizin 100% pa të keq po thjesht kërcen, qesh, loz, kënaqet pa asnjë synim të keq. Jori, je bukuria e asaj shtëpie!”

    Kejvina nuk e ka lënë me kaq por ka publikuar edhe foton e një freskueseje. Gjest ky që lidhet me deklaratën që bëri Arbër Hajdari, i cili i tha Efit, Kiarës dhe Ronaldos të marrin nga një freskuese t’i bëjnë fresk Luizit pas rikthimit në shtëpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit