11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kemi qenë në një burg”: Familjarët e Qetsorit reagojnë pas deklaratës së Bledi Manes!

    Bledi Mane nuk e fsheh faktin që ka pasur një eksperiencë në burg, ndërkohë që të kundërtën është përpjekur të bëjë me sa duket banori tjetër që hyri pas gazetarit në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Qetsori preferon të mos e tregojë historinë e tij të arrestimit, ndërsa në shtëpi është shprehur, “Nuk jam çun burgu unë!

    Bledi përmes një postimi në rrjetet sociale, rrëfeu se kanë qenë bashkë në të njëjtin vend, por nuk la pa e shpotitur me pohimin se mes tyre, kishte një ndryshim të madh. “Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…”, ka shkruar Mane.

    Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe familjarët e fituesit të “Big Brother 2”, sërish me një postim në rrjetet sociale. Në faqen e tij në Instagram, është publikuar një vërtetim nga Prokuroria e Vlorës, ku mes të tjerash thuhet se “nuk rezulton të ketë të regjistruar procedim penal në ngarkim të tij.”

    Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Ai u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.

    Gjatë një bisede të zhvilluar me Maestron gjatë kohës kur të dy ishin ende brenda shtëpisë, Bledi qe shprehur se ishte dënuar 3 herë më parë për falsifikim pasaportash. Mes detajeve ai pohoi se e kishte kryer dënimin e tij tek burgu “313” dhe se e ka ndarë qelinë me vrasës.

    Në një bisedë të tillë, Bledi nuk la përmendur edhe Luizin teksa i ka kujtuar kështu të shkuarën e tij. “Unë kam qenë 3 herë në burg për pasaporta false. Tek ‘313’, e kam ndarë qelinë me vrasës. Kemi patur një brisk të vogël që qëronim fruta…Ti do kishe qejf të ishe në burg por nuk do e perballoje dot”- tha atëherë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit