20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtarët e Kosovës paguajnë 2.3 milionë euro tatime, po në Shqipëri?

    Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se për periudhën janar-gusht 2024 vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro.

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për periudhën janar-gusht 2024 vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro.

    Sipas ATK-së, kjo është rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore.

    “Rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori. Të ardhurat e kësaj periudhe janë më të larta, me gjysmë milion euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

    Në kuadër të këtyre masave, ATK-ja ka thënë se intensifikuar monitorimin e të ardhurave të këngëtarëve, duke përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit si dhe të ardhurat nga burime tjera.

    “Administrata Tatimore synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për të gjithë.

    Kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore.

    Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe inkurajon të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit