Barry Manilow, i njohur për hitet si “Mandy” apo “Copacabana”, ndau detaje për lidhjen e fshehtë me personin që u bë më vonë bashkëshorti i tij.
Këngëtari, 80 vjeç, zbuloi se si Garry Kief, menaxheri i tij, me të cilin u martua në vitin 2014 pas një lidhje të fshehtë që zgjati më shumë se 35 vjet, i shpëtoi jetën gjatë ngritjes në kulmin e famës në fund të viteve 1970.
“Kur karriera ime ‘shpërtheu’, ishte thjesht një çmenduri. Dhe, e dini, kur kthehesh në një dhomë hoteli të zbrazët, mund të futesh në shumë telashe nëse je vetëm natë pas nate,” tha Manilow në “Who’s Talking to Chris Wallace” në CNN Max.
“Unë e takova Garry-n pikërisht kur karriera ime ishte në kulmin e saj. Dhe nuk më duhej të kthehesha në ato dhoma boshe. Kisha dikë me të cilin të qaja apo të festoja,” u shpreh ai.



