0.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtari i njohur gjirokastrit që iu lë shtatzënë dhe shëron magjitë: Ruhuni nga kunatat

    Arian Shehu, artisti i mirënjohur i muzikës polifonike shqiptare, është njëkohësisht trashëgimtar i sektit Halvetjan, që vjen në Gjirokastër ndër 11 breza.

    Për detyrën e tij si Sheh, ai shprehet se nëse nuk mund të bësh mrekulli, njerëzit nuk vijnë më te ti.

    Për këtë, Shehu rrëfen rastin e një gruaje që nuk mund të bënte fëmije edhe pas shumë vitesh përpjekjeje, por pas takimit me zotin Arian, për 1 muaj zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

    “Njëra nuk bëri fëmijë 8 vjet, i dhashë një gjë, dhe në krye të muajit ngeli shtatzënë. Bëri djalë. I dhashë një nuskë që e mbajti në mes”- tha ai.

    Shehu, i cili ka trashëguar misionin e sektit Halvetjan prej babait të tij, shprehet se si i ati, ka aftesinë të largojë xhindet dhe magjitë nga njerëzit.

    Ai thotë se në Gjirokastër ka shumë magjistrica, por magjitë më të këqija që bëhen janë ato brenda familjes.

    Shehu rrëfen se në përgjithësi, kunatat kane shume xhelozi me njëra-tjetren e për kete gjë kryejnë rituale okulte.

    “Njeriu i afërt të bën më shumë magji. Kunatat bëjnë magji. Ai që s’të do të bën të keqen.”- theksoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit