15.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtari i njohur vdes në moshën 31-vjeçare

    Këngëtari anglez dhe ish-anëtari i grupit One Direction, Liam Payne, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në qytetin e Buenos Aires.

    Payne u gjet i i pajetë pas rënies nga kati i tretë i hotelit. Ai ndodhej në Argjentinë për të ndjekur një koncert të ish-anëtarit të grupit, Niall Horan.

    Payne u bë pjesë e grupit One Direction në moshën 16-vjeçare. Gjatë asaj periudhe, ai shpesh ka folur për betejën e tij me alkoolin dhe ilaçet që ai merte. Ai gjithashtu, është përballur edhe me mendime vetëvrasëse gjatë turneve të grupit.

    Pas ndarjes së grupit në vitin 2015, Liam vazhdoi një karrierë solo, duke publikuar albumin e tij të parë në vitin 2019. Në vitin 2017, ai dhe partnerja e tij, Cheryl Cole, mirëpritën djalin e tyre, të cilit i vendosën emrin Bear.

    Humbja e Liam Payne është një tragjedi e madhe për të afërmit dhe fansat e tij në mbarë botën. Ai do të kujtohet jo vetëm për kontributin e tij muzikor si pjesë e One Direction dhe si artist solo, por edhe për betejat personale që ndau me publikun.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit