16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtarja e njohur ndryshon sërish përemrat: Tani ndihem femër

    Demi Lovato i është rikthyer përdorimin të përemrave “ajo/(i/e)saj” një vit pasi foli për identitetin gjinor jo-binar dhe tregoi se do të përdorte përemrat ata/atyre.

    Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” tha në podkastin “Spout” të martën se mori vendimin sepse ishte “një person kaq fluid (i rrjedhshëm, i paqëndrueshëm)”.

    Gjinia jo-binare është një term ombrellë për identitetet gjinore; këta njerëz nuk identifikohen vetëm/as si burrë apo si grua, mund të jenë diçka në mes ose përtej të dyja gjinive.

    Duke shpjeguar më tej pse ajo vendosi të përdorte përemrat ata/atyre, Lovato tha se energjia e saj vitin e kaluar ishte “e balancuar në energji mashkullore dhe femërore”. Demi tha se zgjedhja për t’u identifikuar me përemrat “ata/atyre” në një moment, për të, kishte të bënte me “të ndihesh njeri në thelb”.

    “Kohët e fundit, jam ndjerë më femërore, dhe kështu kam marrë sërish ‘ajo/(i/e) saj’”, ripohoi ajo. “Por unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është se askush nuk është i përsosur.”

    Këngëtarja përfundoi: “Të gjithë i ngatërrojnë përemrat në një moment dhe veçanërisht kur njerëzit mësojnë. Gjithçka ka të bëjë vetëm me respektin.”

    Në maj 2021, Lovato foli për herë të parë për identitetin gjinor jo-binar dhe u shpreh se do të përdorë përemrat ata/atyre. “Ky vendim ka ardhur pas shumë shërimesh dhe vetë-reflektimesh. Ende po mësoj dhe po hyj në vetveve dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse,” tha ajo.

    Më parë, Demi e ka përshkruar veten si queer dhe seksualitetin si fluid duke thënë në vitin 2020 se “ende nuk e ka kuptuar”, ndërkohë që në 2017-n u kishte thënë prindërve se “e ka parë veten të përfundojë ndoshta me një grua”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit