0.5 C
Tirana
E diel, 29 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtarja iu përgjigjet atyre që e tallin: Kam trup shumë seksi dhe më pëlqen të jem e shëndoshë

    Revista People ka vendosur t’ia dedikojë këtë kopertinë këngëtares 33- vjeçare Lizzo, tri herë fituese e çmimeve Grammy dhe gjithë atyre grave dhe vajzave që zhvillojnë një luftë të vazhdueshme kundër paragjykimeve dhe çdo lloj bulizmi në lidhje me format e tyre trupore.

    “Prezantoj një ikonë trupi. Mendoj se kam një trup me të vërtet shumë seksi.

    E di që jam e shëndoshë, por kjo nuk bezdis, jam e bukur dhe e shëndetshme…”  është shpehur artistja gjatë një interviste shumë të sinqertë dhe emocionuese në faqet e brenshme të revistës.

    Gjatë këtij rrëfimi reperja tregon se bota ka fillluar të ndryshojë për sa i përket këtij aspekti, se si ajo dhe shumë artistë të tjerë kanë filluar të kthehen në protagonistë të vërtetë të këtij revolucioni.

    Por rruga për të ardhur deri këtu ka qenë shumë e vështirë.

    “Më është dashur të ndjek një pistë. Nuk ka patur një tjetër Lizzo, përpara kësaj Lizzos së tanishme.

    Unë i meritoj reflektorët, e meritoj vëmendjen.

    Kam talent, jam e re dhe jam shumë seksi. Doni të dini diçka? Kam punuar fort për këtë”, shprehet ajo.

    Vëtem pak muaj më parë kengëtarja ishte vikitimë e fat- shaming, ose më saktë një lloj forme diskrimimi kundër personave të shëndoshë, të cilën ajo e dënoi me një fjalim të gjatë në youtube, pak para publikimit të këngës “Rumors” një duet me reperen tjetër Cardi B, e cila në pak kohë ka arritur të ketë 10 milionë shikues.

    “Unë dua të transmentoj energji pozitive në botë, por në disa raste ndjej që bota nuk më do”, ka thënë e dëshpëruar këngëtarja pas komenteve negative mbi peshën pas publikimit të këngës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit