16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtarja Olta Boka: Në Shqipëri nuk ka VIP-a

    Këngëtarja Olta Boka është aktive në llogarinë e saj në Instagram ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit.

    Pyetjet që i janë drejtuar nga ndjekësit kanë qenë të ndryshme, dhe këngëtarja nuk ka hezituar të përgjigjet.

    Një ndjekëse e ka vlerësuar këngëtaren, duke e cilësuar si një personazh Vip të thjeshtë dhe të edukuar.

    “Jam shumë e lumtur që shoh një personazh Vip kaq të thjeshtë e kaq të edukuar, je shembull për t’u ndjekur”- thuhet në mesazhin e fansit.

    Por Olta Boka shprehu se në Shqipëri të gjithë janë të prekshëm dhe sipas saj “zor se ka Vipa”. Ajo shkruan se e konsideron veten me fat pavarësisht lodhjes për të arritur objektivat e saj, duke shtuar më tej se fakti që është personazh i famshëm e ka bërë të kuptojë cilat janë gjërat më me vlerë të jetës.

    “Në Shqipërinë tonë të vogël, zor se ka Vipa! Të gjithë jemi të prekshëm dhe për këtë kam qenë e vetëdijshme që në fillesa!

    Kam fatin të punoj në fushën që dua dhe të kem avantazhin ku mund të më njohin edhe njerëzit! Por më beso, kam pasur shumë raste që ecja në rrugë dhe harroja pse më shihnin njerëzit!

    E konsideroj veten me fat, pavarësisht lodhjes për të arritur objektivat! Por fakti që jam rritur në TV, më ka bërë të kuptoj shumë herët se cilat janë gjërat e rëndësishme dhe më me vlerë të jetës. Shëndeti, familja, dashuria dhe përmbushja e zemrës”- shkruan Olta Boka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit