Këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi ka thënë në një intervistë se çfarë nuk do të bënte kurrë, është tatuazhi.
Ajo tha se nuk ia lejon feja islame.
“Pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, ka thënë ajo.
Megjithatë, edhe pse nuk bën tatuazhe se është besimtare, kjo nuk e pengon Leonorën të shfaqet provokuese në daljet e saj publike.