31.5 C
Tirana
E diel, 3 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtarja shqiptare që jeton në SHBA: Në Shqipëri të jesh e bukur të thonë ku*vë

    Këngëtarja Valbona Peraj, e cila jeton në SHBA, ka foluri rreth jetës së saj në Amerikë, zhgënjimin që ka pasur në vendin tonë si dhe projektet e reja që dëshiron të realizojë.

    Peraja tregoi se ka pasur dëshirë të bënte biznes në Shqipëri, por për të ishte e pamundur, pasi sipas saj, këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë.

    “Këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë. Ndoshta kur mund të bëhem 60-70 vjeç do të them ‘kam lekë për të hedhur dhe të kthehem në vendin tim”, shprehet ajo.

    Këngëtarja thotë se ka kaluar sfida të ndryshme në jetë por ato e kanë bërë më të fortë.

    “Unë kam djegur një dorë në Amerike. Kur këndoja e fshehja. Një aktor amerikan vjen në lokal dhe më thotë “dorën e ke të djegur” dhe unë e fsheha.

    Ai tha mos e fshih, mos u ndje në faj, unë imagjinoj dhimbjen që ke kaluar. Është një dhimbje e madhe dhe kur njerëzit i kalojnë dhimbjet janë më të fortë”, u shpreh ajo.

    Në fund, thotë se të jesh e bukur në Shqipëri, është problem:

    “Në Shqipëri të jesh femër e bukur thonë “lërë kurvën se ku dihet qa ka bërë për ta arrit aty ku ka arrit” , të jesh mashkull i bukur të thonë “lëre se është gej””.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit