30.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kërcënohet me jetë gazetarja Ola Bruko: Gjykimet publike të njerëzve që nuk e dijnë historinë time, i kam…

    Gazetarja Ola Bruko është përballur me një situate te rende: Në rrjetet sociale, një nga komentuesit i uron vdekjen sa më të shpejtë Ola Brukos, duke e quajtur antishqiptare.

    Komentin e ka veçuar vetë Ola Bruko, e cila tregon se para disa ditësh ishte në Budapest dhe mes shumë fotove të postuara, ishte edhe një pranë bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Komentuesi ka kaluar ne agresivitet, duke e akuzuar si antishqiptare. “Ti je antishqiptare, greke, amin. Vdekje sa më shpejt për ty”, ka shkruar ai, por ky mesazh i tij  nuk mbeti pa pergjigje!

    Postimi i Ola Brukos:

    Gjykimet publike te njerezve qe as me nhohin dhe as e dine historine time i kam kaluar gjithmone me reagime qytetare ne mediumet e mia per t’iu dhene nje mesazh te gjitheve qe te merren me jeten e vet. Parlajmerimet per vdekjen time sigurisht s’i toleroj dhe personi qe e ka bere do ndiqet penalisht tashme!

    Fundjaven qe lame pas isha ne nje udhetim jashte mase te bukur me dy femijet e mi. Ishim ne Budapest dhe pervec bukurise dhe historire se tij, shijuam sigurisht edhe njeri-tjetrin. Momente te ndryshme i fiksuam ne foto dhe disa prej tyre edhe i publikova. Mes fotove ishte dhe nje e imja krah statujes se heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu qe gjendet ne Budapst.

    Komentet ishin te shumta, mes tyre eshte ky qe shikoni qe me etikon mua antishqiptare dhe me uron vdekjen e shpejte. Kjo eshte e tmerrshme. E para punes per antishqiptare s’jeni ju qe mund te me gjykoni. Por ti qe guxon dhe me paralajmeron mua vdekjen ne rrjetin tim social, do kallezohesh penalisht nga une. Ky eshte nje njoftim publik!

    Kërcënohet me jetë gazetarja Ola Bruko: "Gjykimet publike

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit