15.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kërcënon Albana Vokshi: Do ngujohemi para Kryeministrisë, deri sa të japë dorëheqjen Rama

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpreh se nuk përjashtohet as greva e urisë në ditët në vijim.

    “Nuk di detaje sepse ka një grup qendror pune në PD dhe unë nuk jam te ai grup. Di që nis në 18:00, por nuk e di kur mbaron. E kanë qytetarët në dorë.

    Unë pres masivitet në protestë. Ai Parlament nuk e përfaqëson më vullnetin e qytetarëve. Nga bisedat që kam bërë unë në degët e mia, mendoj që do të jetë protestë massive”, tha Vokshi.

    Ajo shtoi se “nuk përjashtohet në ditët në vijim asnjë mënyrë proteste, qoftë edhe greva apo ngujimi”.

    “Do të ndiqen të gjitha format e protestës. Janë bërë shumë propozime dhe janë mbajtur shënim nga Kryesia e PD-së dhe mediat do të njoftohen”, theksoi Albana Vokshi.

    Sipas saj, qytetarët kanë shprehur gatishmërinë që të ngujohen në Kryeministri.

    “Janë nga ata qytetarë që nuk i kanë 3 vakte, nuk kanë punësim… E hëna do të jetë protestë kombëtare, nuk kemi thënë që do të ketë ngujim apo grevë”, u shpreh Vokshi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit