20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kërcënon Arlind Qori: Do ua kryp kokën me taksa, atyre që kanë disa shtëpi!

    Arlind Qori premton të korrigjojë rritjen e çmimeve të apartamenteve, që nuk kanë të ndalur dhe që po e shndërrojnë në “mollë të ndaluar” blerjen e një shtëpie për çiftet e reja.

    Si do ta bëjë këtë Lëvizja Bashkë? Qori premton se do t’ua “krypë kokën me taksa” atyre që kanë disa shtëpi dhe i mbajnë stok, as i shesin, as i japin me qira duke ndikuar në rritjen e çmimeve.

    “Punëtorët kanë vite që nuk blejnë dot shtëpi, por as në këtë lagje periferike si Astiri, nuk mund të blejë shtëpi as shtresa e mesme. Na duhen politika të reja që e bëjnë çmimin e shtëpive të përballueshëm.

    Lëvizja Bashkë kërkon të luftojë korrupsionin, kërkon të luftojë pastrimin e parave. Paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë bërë që çmimet sot të jenë jashtëzakonisht të fryra, të mos i përgjigjen ekonomisë së vendit. Nga ana tjetër në duam të luftojmë spekulimin imobiliar.

    Ka sa e sa spekulantë që blejnë me dhjetëra apartamente ngado në Tiranë dhe nuk i shesin, nuk i japin me qira, por i mbajnë aty stok me bindjen se do t’u rritet çmimi dhe kësisoj çmimi rritet.

    Lëvizja Bashkë ka në program që t’ua krypi kokën me taksa këtyre spekulantëve duke i shtrënguar kësisoj që apartamentet e mbetura stok t’i fusin në treg, t’i fusin për t’i shitur ose për t’i dhënë me qera” u shpreh Qori.

    “Në një shtet të kapur nga oligarkët, shtëpia është ëndërr e largët për shumicën e qytetarëve. Lëvizja BASHKË mund ta bëjë të përballueshme blerjen e një apartamenti përmes politikave të guximshme”, shprehet ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit