9.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kërcënon Gjin Gjoni: Duhet radikalizim, të ngujohemi në Kuvend. Deputetët duhet të sakrifikojnë për t’i dhënë adrenalinë qytetarëve

    Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi se kjo parti duhet të radikalizohet duke ndërmarrë hapa të tillë si ngujimi në Parlament ose grevën e urisë.

    “Elementët që kanë dalë në raportin e OSBE/ODIHR-it duhet të sanksionohen menjëherë. Nuk është e lehtë sepse kërkohet konsensusi edhe i mazhorancës dhe mazhoranca nuk ta jep konsensusin. Heqja e koalicioneve parazgjedhore krijoi një defekt shumë të madh te opozita, e cila humbi disa mandate.

    Partia Socialiste, pavarësisht këmbënguljes së PD-së, nuk ka pranuar ndryshimet dhe ka pranuar vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike duhet të radikalizohet.

    Parlamenti nuk mund të vazhdojë dhe ne të jemi fasadë sepse neve kemi marrë një kosto edhe për shkak të futjes në Parlament. Qytetarët nuk janë të kënaqur”, deklaroi Gjoni.

    “Kur flas për radikalizim, mendoj për ngujimin në Parlament. Tjetër mundësi është vajtja drejt grevës së urisë, por këto hapa duhet të bëhen të mirëmenduara.

    Deputetët duhet të sakrifikojnë për t’i dhënë një adrenalinë të shtuar qytetarëve që presin nga ne. Dhe nëse ndërmerret një hap, duhet të kemi sukses. Jo të ndërmerret veprimi dhe të mos kemi rrugëdalje.

    Pastaj, kthehemi përsëri dhe Parlamenti kthehet në situatën që është sot. Nuk është normale sepse nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja.

    Imagjinoni, çështja e barazisë gjinore u përpoq të lihej në 3 të mëngjesit. U ndërpre debati dhe u kalua në votim”, shtoi deputeti demokrat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit