13.1 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kërceu para të dashurës së tij me të brendshme grash, rrezikon 5 vite burg

    Një burrë, i cili kërceu para të dashurës së tij me të brendshme grash në një hotel në Tajlandë, rrezikon të dënohet me 5 vite burgim.

    Paul Denino, i njohur ndryshe si Ice Poseidon në rrjetet sociale, ku publikon video të tij nëpër aventura të ndryshme, kësaj radhe është futur në telashe. Më 28 qershor, u fut “live” në Kick duke kërcyer në festën e organizuar në hotelin ku po qëndronin.

    Menjëherë, pasi mbaroi kërcimin e tij me të brendshme grash, Denino dhe disa nga miqtë e tij u arrestuan menjëherë dhe u paralajmëruan se marrëzia mund t’u kushtonte shumë. Konkretisht, deri në 5 vjet burg në vendin aziatik.

    Që nga dita e sipërpërmendur, ai mbetet i arrestuar, duke dhënë përditësime mbi statusin e tij në Discord, ndërsa parashikon se ai mund të ngecë në Tajlandë deri në gjyqin e tij, i cili do të mbarojë në 2024.

    Ai është akuzuar për “shpërndarje të përmbajtjeve të turpshme”, duke siguruar gjithashtu se veshja e të dashurës së tij ishte “problem”, pasi ishte shumë sugjestionuese.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit