21.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama zbulon “provat” për Berishën

    Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish- kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit 2021, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Në emisionin “Repolitix” në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Sali Berishës.

    Ai ka zbuluar se si 2 oficerë të policisë gjyqësore kanë njoftuar organin e akuzës se policia po tentonte që të prishte provat, e për rrjedhojë ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t’i ndihmuar.

    “Ka pasur tentativë për të ndryshuar provat, ka pasur 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe kanë vajtur nga policia dhe eksponentë të tjerë dhe që do prishnin provat dhe do fusnin element të tjerë, ka qenë ora 10:30 në telefon dhe ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t’i ndihmuar ndaj atyre se donin t’i përzinin dhe nuk do ishte çudi që të dilte dhe një pistoletë stilolaps”, tha Nesturi.

    Ai ka bërë me dije se sot, kur kanë kaluar 11 vite nga 21 janari, çështja mund të rihapet, kjo sepse ka element të fshehjes së provave të ngjarjes dhe për ta përforcuar këtë, Nesturi tha se prokuroria ka hyrë brenda në kryeministri 1 javë pas ngjarjes së rëndë. Madje dhe gardistët nuk dilnin nga kryeministria që të mos arrestoheshin në kushtet e flagrancës.

    “Mund ta rihapte çështjen dhe jo vetëm me aspektin e ushtarakëve që kanë hapur zjarr, po zinxhirin e komandimit, pra janë komunikime të brendshme që janë fshirë se janë fshirë serverat. Prokuroria e kishte të pamundur që të hynte në kryeministri, pas 1 jave, deri te gardistët brenda në bodrumin e kryeministrisë së nuk dilnin jashtë, u fshehën dhe u pastruan provat dhe këtu ka elemtn të fshehjes së krimit që mund të rihapet çështja”, tha Nesturi.

    Kjo dosje është rikthyer sërish në vëmendje pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për të vënë në hetim ish-kryeministrin Sali Berisha për “21 janarin”. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodhë sa më shpejt.

    Hetimi çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë zyrtar të lartë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit