16.5 C
Tirana
E diel, 19 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Këshilltari socialist në Bashkinë e Tiranës arrestohet për trafikimin e 45 kg kokaine

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Egert Vargu ra në prangat e policisë së Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë.

    Egert Vargu është zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine.

    Për sasinë prej 45.5 kg kokainë të kapur në Durrës, mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”, janë arrestuar administratori i kompanisë, që kishte porositur mishin, 30-vjeçari nga Kosova, Arben Ferizi, dhe agjenti doganor, Egert Vargu.

    39-vjeçari Egert Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton se është njëkohësisht edhe anëtar i PS në këshillin bashkiak në Bashkinë e Tiranës.

    Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, Vargu rezulton këshilltar në këshillin bashkiak, si dhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Egert Vargu ka postuar një foto të agjencisë “AG Shpk”, e cila është në emrin e bashkëshortes së tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit