26.5 C
Tirana
E hënë, 2 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Këta janë emrat më të përhapur në Shqipëri

    Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri dhe fatmirësisht, në këtë artikull e ke përgjigjen! Sara (Anxhelat marrin frymë lirshëm) dhe Noel janë dy emrat që hasim më shpesh.

    Sipas Doloreza Rrapollarit, punonjëse në Drejtorinë e Përgjitshme të Gjendjes Civile, në intervistën e saj në “Vizioni i Pasdites”, Sara dhe Noel dominojnë listën e emrave më të hasur.

    “Emri Sara kryeson listën e emrave për vajzave. Bëhet fjalë edhe për lindjet e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për djemtë, kryeson emri Noel. Gjatë këtyre 5 viteve, emrat Sara janë vendosur 8,562 herë, ndërsa Noel, rreth 6,532 (në mos gaboj)”, u shpreh ajo.

    Më tej, renditi edhe emra të tjerë të përhapur në Shqipëri:

    Për vajzat

    Kristina

    Amelia

    Megi

    Aurora

    Për djemtë:

    Aron

    Andrea

    Gabriel

    Samuel
     
    Ajo shprehu keqardhjen për mosvendosjen e emrave me origjinë shqiptarë.

    Ndërsa në Kosovë, ndër emrat më të përdorur për djemtë është Troi.

    Sara – do të thotë “princeshë”. Sara është emër me origjinë hebraike, variant i emrit Sarah, gruas së Abrahamit sipas Biblës.

    Noel – e ka origjinën nga frengjishtja e vjetër dhe lidhet me “Krishtlindje”. Është një variant i fjalës “nael” (natalis) që buron nga latinishtja dhe do të thotë “lindje”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit