1 – Nazif Destani: Tre miliardë dollarë
Nazif Destani ka një pasuri të llogaritur në më shumë se tre miliardë dollarë. Është president i “Ecolog International” dhe ka kompani biznesi në 39 shtete.
Është vëllai i aktorit të njohur Blerim Destani.
Kompania ka gjithashtu në pronësi klubin e futbollit Shkëndija të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
2 – Nicolas Berggruen Moisiu: Dy miliardë dollarë
Nicolas Berggruen Moisiu zotëron një pasuri mbi 2 miliardë dollarë.
Është nipi i aktorit të famshëm me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu (djali i së bijës).
Ka zgjedhur të jetojë duke udhëtuar nëpër botë. Në 2011 u bë i njohur pasi shpenzoi rreth 12 milionë paund në një fushatë për të shpëtuar Kaliforninë nga borxhet, – raporton Dita.
3 – Sahit Muja: Dy miliardë dollarë
Sahit Muja zotëron Kompaninë Bytyçi të mineraleve, ka një rrjet restorantesh dhe merret njëherazi me ndërtim.
Në Turqi është ndër aksionerët e Turk Alpanslar. Aktivitetin e ndërtimit e zhvillon në Shtetet e Bashkuar. Pasuria e tij shkon deri në 2 miliardë dollarë.
4 – Samir Mane: 1.2 miliardë dollarë
Samir Mane është president i Balfin Group. Ai hapi në Shqipëri të parën qendër tregtare dhe park logjistik.
Pas rënies së komunizmit ka emigruar në Austri, ku studioi për gjeologji dhe punoi disa kohë atje. Më pas startoi kompanine e tij të parë të biznesit në 1992. E nisi me pajisjet elektroshtepiake, sot drejton një rrjet të gjerë kompanish me pasuri që shkon në 1.2 miliardë dollarë.
5 – Behgjet Pacolli: Mbi 1 miliard dollarë
Behhjet Pacolli drejton biznese të shumta dhe është i vetmi nga miliarderët me origjinë shqiptare që është angazhuar drejtpërdrejt në politikë.
Angazhimin me një parti që e ka krijuar vetë e nisi në 2014. Në një deklarim fillestar të atij viti, u llogarit një pasuri rreth 215 milionë euro, në 2022, kjo shifër ka arritur në mbi 1 miliardë, – raporton Dita.